Projekligji për pagat shkon në Kuvend- Parashihet që vetëm presidenti të këtë pagë të përjetshme

Projekligji për pagat shkon në Kuvend- Parashihet që vetëm presidenti të këtë pagë të përjetshme

Komisioni për Administratë Publike e ka dërguar në Kuvend Projektligjin për pagat, me një ndryshim në përbërje.

Anëtarët e komisionit kanë votuar pro heqjes së nenit që i jep të drejtën e zyrtarëve të lartë të marrin pagë të përjetshme.Atë të drejtë, në bazë të këtij Projektligji, do ta ketë vetëm Presidenti i vendit.

Ndërsa pas këtyre ndryshimeve parashihet që Kryeministri, Kryeparlamentari dhe Kryetari i Kushtetueses do të marrin pagë vetëm 5 vjet pas mandatit.