Projekt-ligji që pritet të miratohet në Gjermani, hap dyert për punëtorët nga jashtë

Projekt-ligji që pritet të miratohet në Gjermani, hap dyert për punëtorët nga jashtë

Për gjetjen e një vendi pune në Gjermani deri më tani kërkohej kualifikimi i caktuar apo diploma, pastaj kontrata, leja dhe viza për punë. Por, me projekt-ligjin e ri, i cili akoma është në debat publik në Gjermani pritet të ketë lehtësime të shumta.

Me projektligjin e ri parashikohet një mundësi e re që i mundëson personave me kualifikimet e nevojshme që të vijnë në Gjermani pa kontratë pune dhe të kërkojnë punë gjashtë muaj me rradhë.

Dy kushte kryesore janë për personat që mund të vijnë: Njohja e gjuhës gjermane për aq sa kërkohet për vendin përkatës të punës dhe si dhe financimi i vetvetes. Pra këta personave nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale, apo t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre derisa sa ta gjejnë një vend pune.

Para hyrjes në Gjermani ata duhet të dëshmojnë se kanë para për të mbuluar shpenzimet e tyre për banesë, ushqime, sigurim shëndetësor dhe gjëra tjera të nevojshme.

Çfarë thuhet në projektligjin për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani?

Çfarë thuhet në projektligjin për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani?

Posted by DW Shqip on Tuesday, 27 November 2018