Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dërgohet në kuvend

Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dërgohet në kuvend

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme ka votuar që Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja t’i dërgohet Kuvendit.

Anëtari i Komisionit, Salih Salihu tha se projektligji në fjalë ka pasur nevojë të ndryshohet dhe se tashmë i plotëson kushtet për t’u dërguar në Kuvend.

“Ky projektligj i plotëson kushtet për me e dërgu në Kuvend dhe të votohet në parim. Ka pasur nevojë për ndryshime, pasi BE-ja ka ndryshuar shumë gjëra për ambientin, ndërsa legjislacioni ynë ka mbetur prapa”, tha Salihu.

Përkrahje për projektligjin ka ofruar edhe nënkryetarja e Komisionit, Besa Gaxherri, por shtoi se subjekti i saj politik LDK-ja, nuk do ta votojë për shkak se janë në bojkot.