
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë mbledhje do të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
Po ashtu, në mbledhje parashihen të bëhen shqyrtimet e para të projektligjeve për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës dhe festat zyrtare.
Sa i përket çështjes së Trustit, më 16 qershor është protestuar para ndërtesës së Qeverisë.
Megjithatë gjatë kësaj mbledhje do të trajtohen edhe pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më herët dhe pika tjera të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës
Ata dolën para foltores së Kuvendit të Kosovës, duke e pamundësuar vijimin e seancës.
Deputeti i PDK-së, Ablerad Tahiri paralajmëroi se derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.
Të njëjtat qëndrime kishin dhe AAK-ja dhe LDK-ja.
Veteranët e UÇK-së, gjatë kësaj kohe protestonin jashtë Kuvendit për shkak se mendojnë se po diskriminohen nga Qeveria për mospërfshirje në Ligjin në fjalë./Insajderi.com