Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është mirëpritur nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur miratimin e projektit ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë projektligj i cili duhet të marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës.
Ky projektligj do të shërbejë si mekanizëm që të hapet rruga e implementimit të masave konkrete në Rimëkëmbjen Ekonomike
Sipas OEK, komuniteti i biznesit kërkon veprime të shpejta të Parlamentit për miratimin e këtij ligji, miratimit të rishikimit të buxhetit në lexim të dytë, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të krijuar kushtet e plota ligjore dhe financiare për implementim të masave për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Rimëkëmbja Ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të të gjithë akterëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë, etj. Masat konkrete të Rimëkëmbjes Ekonomike duhet të të jenë efikase dhe të orientuara në përkrahjen e sektorëve me të goditur nga pandemia COVID-19. Para se gjithash me prioritet janë masat që garantojnë qasje të favorshme në financa, masat që ndikojnë në rritje të kërkesës agregate dhe masat që ndikojnë në rritje të eksportit”, thuhet në deklaratën e OEK. /Insajderi.com/