Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka njoftuar është shënjestruar një rasti i koduar “Thirrje” në të cilin janë përfshirë 24 persona të dyshuar për vepër penale, shkruan Insajderi.
Në baze të komunikatës të dërguar për media thuhet se nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth 700 mijë euro, si dhe janë sekuestruar një milion e 700 mijë euro kesh dhe nëntë vetura.
“Në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër (24) persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, është shkruar në njoftim.
Me tej thuhet se ky rast është diskutua gjatë takimit që është mbajtur sot me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda./Insajderi.com