Prokurori ankohet ndaj vendimit të Gjykatës për personin që kërcënoi Drita Hajdarin

Prokurori ankohet ndaj vendimit të Gjykatës për personin që kërcënoi Drita Hajdarin

Prokurori i rastit të Drita Hajdarit ka paraqitur ankesë ndaj vendimit që Gjykatën Themelorë në Prishtinë ka vendosur ndaj personit i cili kishte kërcënuar prokuroren Hajdari.

Kështu ka bërë të ditur zyrtarja për informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Në një prononcim për Insajderin, Ulaj tha se Gjykata Themelorë në Prishtinë kishte vendosu masën e ndalim ofrimit ndaj personit të caktuar, por që kjo masën është kundërshtuar nga prokurori i rastit të Drita Hajdarti.

““Ky personi është arrestuar së pari, Prokurori i rastit i departamentit të krimeve të rëndë ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit e këtë kërkesë e ka paraqitë  në gjykatën themelore në Prishtinë, mandej gjykata ka mbajt seancë dhe ka vendos ndalim për të iu afruar personit të caktuar , do të thotë prokurores në fjalë. Mandej prokurori i rastit të Drita Hajdarit ka paraqitë ankesë për kundërshtim të caktimi të masës së paraburgimit në gjykatë”, ka thënë Ulaj për Insajderin.

Kujtojmë se prokurorja e rastit “Pronto”, Drita Hajdari të shtunën e 11 janarit ishte kërcënuar me fjalë të rënda.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, “Oj k**** se ski ti faj jo, po ne si popull se u duft me ardhe met ngre mas vetures teri sa te del bre idijote me gjithe keta tjeret”. “Jo linqime po duhet me te vjerr mori kriminele”, këto janë kërcënimet që ka marrë prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari./Insajderi.com