![Prokurori Arben Ismajli zgjedhet zëvendës kryesues i KPK-së](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/09/KPK-1-730x440.jpg)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sot ka zgjedhur prokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Ismajli, si zëvendës kryesues të këtij Këshilli. I njëjti mori 9 vota për dhe 1 kundër nga anëtarët prezent në këtë takim.
Arben Islamji ishte i vetmi prokuror që kishte kandiduar për këtë post, mandati i të cilit do të jetë 3 vjeçar, deri më 26 prill 2020, shkruan Betimi për Drejtësi.
Ndryshe, deri më tani, zëvendës kryesues i KPK-së ishte Idain Smajli.