Prokurori kërkon kthimin e tre aktivistëve të Vetëvendosjes në paraburgim

Avokati Tomë Gashi, ka kundërshtuar prokurorin Abdurrahim Islami, për kërkesën e tij që tre nga gjashtë të arrestuarit e Vetëvendosjes, të rikthehen në paraburgim, pasi u liruan në arrest shtëpiak.

Prokurori kërkon kthimin e tre aktivistëve të Vetëvendosjes në paraburgim

Prokurori Abdurrahim Islami bëri një ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore, e cila i la në arrest shtëpiak tre nga gjashtë të arrestuarit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u arrestuan pak ditë më parë për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Gashi konsideron se ankesa e Islamit është e pabazë, pasi është bërë para se të vërtetohen dyshimet dhe arsyet se përse aktivistët do të duhej të ishin në paraburgim.

Postimi i plotë i Tomë Gashit në Facebook

I gjithë opinioni publik e di se aktivistët e arrestuar janë të rinj me një integritet të lartë. Ata nuk janë anonim në opinionin publik. Ata të gjithë, që një kohë të gjatë janë persona publik me qëndrime politike.

Të gjitha janë të edukuar dhe të diplomuar nga Universiteti i Prishtinës, e Universitete prestigjioze të Evropës dhe ShBA-së.

I vetmi “problem” i tyre është se përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje!

Pushteti është duke tentuar ta keqpërdorë pavarësinë e gjykatave për të arsyetuar se kinse opozita është radikalizuar aq shumë saqë ka fillu të kryejë edhe akte terroriste.

Gjykata është sjellë në mat pozicion saqë po t’i lironte nga paraburgimi të gjithë të arrestuarit, aktivistë të VETEVËNDOSJES, do të perceptohej nga pushteti se gjykata ka vepru kundër policisë dhe prokurorisë e cila që nga arrestimi i tyre, me presion të madhe ka organizuar konferenca për media për ta bindur popullin e Kosovës se i ka zbuluar “terroristet”.

Tani gjithçka është në duar të Gjykatës së Apelit, të presim dhe të shohim se sa të pavarur janë gjyqtarët e kësaj gjykate.

Ne besojmë në drejtësi të papolitizur. Përndryshe, ky rast vë në sprovë të gjithë sistemin e drejtësisë para opinionit publik.

Është e kjart që këta aktivistë të Vetëvendosjes nuk kanë të bëjnë fare me terrorisëm, mirëpo, pushteti po mundohet që në çdo mënyrë të dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje edhe duke i vënë në presion Prokuroritë dhe Gjykatat e Republikës së Kosovës.