
Alex Whiting, një prokuror francezo-amerikan i është bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve. Ai kështu bëhet pjesë e grupit hetimor.
Whiting ka përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë punën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), shkruan Insajderi.
Whiting vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që nga viti 2013.
Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.
Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, Whiting punoi në Zyën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikqyrje të gjitha ndjekjet penale.
Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së z. Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqëndruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale. 15 shkurt 2018. /Insajderi.com