Prokurori Special në Hagë: Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime

Prokurori Special në Hagë: Kadri Veseli nuk akuzohet drejtpërdrejt për krime

Ndaj Kadri Veselit nuk ka akuza që e lidhin direkt me “krime lufte”.

Këtë e ka pranuar, Prokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Por, ka kërkuar që Kadri Veselit t’i vazhdohet paraburgimi – pas avokati i ish-themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ben Emmerson ka kërkuar që klienti i tij të mbrohet në Liri.

Lënda pritet të trajtohet në vijim nga Gjykatësi Paraprak, ndërsa në rast të refuzimit kërkesa shqyrtohet edhe nga një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë, për ta marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Avokati, ka thënë se s’ka fakte që e implikojnë Kadri Veselin në “krime lufte”.

“Në rastin e z. Veseli, nga dëshmitë e dorëzuara deri më tash, nuk ka qoftë edhe një pretendim se ai ka kryer ndonjë krim”, ka thënë Emmerson. /Insajderi.com