Prokurori thotë se Sekiraqa donte të arratisej

Prokurori thotë se Sekiraqa donte të arratisej

Megjithëse pritej një vendim lidhur me masën e paraburgimit për Enver Sekiraqën, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Shkak për këtë, janë bërë disa prova të reja që i ka prezantuar prokurori Claudio Pala, shkruan Koha.net.

Prokurori Pala ka kërkuar që Sekiraqa të kthehet në paraburgim, ndërsa përveç argumenteve të prezantuara lidhur me shkeljen e urdhrit për lirim në arrest shtëpiak, ka prezantuar edhe një raport të policisë e tri letra anonime, në të cilat pretendohet se Sekiraqa kishte qëllim të arratisej dhe se ai kishte vazhduar kontrollin e grupit të tij nga qelia.

Një gjë të tillë e ka kundërshtuar ashpër avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi, që ka thënë se prova të tilla, vijnë nga grupe interesi që edhe më herët kanë vepruar ngjashëm.

Kelmendi e ka pranuar se është bërë një shkelje sipas saj e ‘pjesshme’ e urdhrit për arrest shtëpiak.