Prokuroria cakton paraburgim ndaj 5 policëve të arrestuar për keqtrajtimin në Prizren

Prokuroria cakton paraburgim ndaj 5 policëve të arrestuar për keqtrajtimin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në keqtrajtimin e qytetarëve të arrestuar gjatë rrugës dhe brenda stacionit policor në Prizren.

Durim Osmani, avokati i njërit prej të akuzuarve, komandantit Sami Hoti, ka thënë për Gazetën Online Insajderi se vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe ka ardhur për shkak të presionit mediatik pas publikimit të incizimit.

Sot në këtë gjykatë është mbajtur seancë kundër Hotit dhe katër policëve të tjerë, Valon Krasniqit, Frasher Kronit, Ardian Krasniqit dhe Albert Perzhakut.

Të paraburgosurit dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren, më 16 korrik të vitit 2020.

Suspendimi dhe arrestimi i tyre është bërë pas publikimit të një audio-incizimi nga portali “Sinjali”, derisa të dyshuarit e kryen këtë vepër. /Insajderi.com