Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të" />

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për të dyshuarin që kreu vrasjen në Istog

Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim për të dyshuarin që kreu vrasjen në Istog

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit, K.B., për shkak së i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasje”, nga neni 178 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, K.B., në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak së me datën 12 shtator të viti 2018, në fshatin Istog i poshtëm, Komunë e Istogut, dyshohet së në oborrin e tij ka privuar nga jeta të ndjerin A.D.

I pandehuri K.B. ditën e djeshme pas bastisjes së shtëpisë së tij është arrestuar dhe në bazë të aktvendimit të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë./