Prokuroria e Pejës ngritë aktakuza për 21 veteran të rrejshëm

Prokuroria e Pejës ngritë aktakuza për 21 veteran të rrejshëm

Prokuoria Themelore e Pejës ka ngritur plot 20 aktakuza ndaj 21 personave si veteran të rrejshëm.

Lajmine ka bërë të ditur, prokurorja e rastit Lumturije Vuçeta e cila tha se këtyre personave tashmë u janë ndaluar pensionet.

“Ju njoftoj se departamenti i përgjithshëm ka ngritur 20 aktakuza kundër 21 personave për legalizim i përmbajtjes se rreme. Akuzat janë ngritur pas hetimit të 800 nga 7830 dosjet në prokurori”, tha prokurorja Vuçeta.

Sipas Vuçetës, pasi që në kuadër të komunës së Pejës ka qenë 8 brigada, sistemimi i tyre është bërë në një raport me 7830 dosje.

“Numri më i madh i dosjeve është në Prokurorinë Pejës. Ne do të vazhdojmë ta hetojmë secilin rast në mënyrë individuale”, tha Vuçeta.