Prokuroria e shtetit ngritë 74 aktakuza

Prokuroria e shtetit ngritë 74 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha prokuroritë themelore, janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetetetë (98) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin“.

Më së shumti aktakuza janë ngritur nga Prokuoria Themelore në Prishtinë, gjithsejt njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Përfshirë veprat penale, “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Vjedhja”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, “Vrasja” etj.