
Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet ndaj Adriana Hoxhiq, pasi ka marrë vota të shumta në vend-banime ku nuk jetojnë boshnjakët, komunitet të cilës i përket tashmë e hetuara nga shteti.
Laura Pula e ka konfirmuar nisjen e këtyre hetimeve.
“Nuk mundemi tregu për rrjedhën e procedurës, sepse mund të na prishen hetimet”, tha Pula për Albanian Post.
Në opinionin publik janë hedhur akuza ndaj Listës Serbe se ka “manipuluar” në zgjedhjet e 14 shkurtit për të “kontrolluar” ulëset në Kuvendit e Kosovës të komuniteve pakicë jo-serbe.
Sipas, dispozitave ligjore komuniteti serb në Kuvend ka dhjetë ulëse sa kanë edhe kominitetet tjera jo-shumicë në Parlamentin e Kosovës.
Por, përfaqësues nga komunitet pakicë jo-serbë, kanë deklaruar vazhdimisht se Lista Serbe ka inskenuar përmes Hoxhiq-it që të kontrollojë më shumë mandate në Kuvend. /Insajderi.com