Prokuroria jep detaje për aksidentin fatal në Rahovec

Prokuroria jep detaje për aksidentin fatal në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave
“VW- passat” dhe “mercedes”, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura “passat”, dhe personi që ishte
pasagjer, N. Sh., rreth moshësh 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi i cili voziste këtë veturë
N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa A.K., i cili ishte me veturën “mercedes”, nuk ka pasur lëndime dhe pas intevistimit i njëjti është
liruar.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori së bashku me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë iu është dhëne
familjarëve me kërkesë të tyre.