Prokuroria Themelore në Pejë, ka raportuar për aksionin e së enjtes në tri komuna; Pejë, Istog dhe Klinë
Sipas njoftimit bëhet fjalë për përpjekje të gjetjes së provave të cilat mund të implikojnë zyrtarë komunal në keqpërdorimin e detyrë zyrtare.
Kjo lidhet më disa ndërtime pa leje që janë bërë në këto komuna
“Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, ka bërë të ditur Prokuroria e Pejës. /Insajderi.com