Prokuroria jep detaje për arrestimin e doganierëve dhe shtetasve të Shqipërisë në Vërmicë

Prokuroria jep detaje për arrestimin e doganierëve dhe shtetasve të Shqipërisë në Vërmicë

Katër zyrtarë të doganor janë arrestuar pas një aksioni policor që është zhvilluar mbrëmë, së bashku me ta edhe katër qytetarë në Vërmicë.

Fitore Mehmeti zyrtare për informim nga prokuroria Themelroe e Prizrenit ka  treguar për Gazetën Insajderi se bëhet fjalë për H.D., B.M., D.H., dhe A.Z..

“Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, ka bërë të ditur Mehmeti.

Prokuroria Themelore ne Prizren,  për tetë (8) personat e lartëcekur ka lëshuar Aktvendim për Ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër. /Insajderi.com