Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë (të mitur) si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Prokuroria jep detaje për dy të arrestuarit e tjerë (të mitur) si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Dy persona tjerë të mitur janë arrestuar të hënën si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur.

Rasti është konfirmuar për SHQIP.com nga zëdhënësja  e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, e cila tha se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë rast (të mitur). Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, për të vazhduar tutje me veprimet të tjera procedurale ligjore”, tha Ulaj.

Tutje i dyshuari i pestë është identifikuar dhe policia është në kërkim të tij, ndërsa katër të tjerë janë të arrestuar nga policia.

Lidhur më këtë Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të caktojë masën e paraburgimit për të dy arrestuarit.

“Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ndryshe, një vajzë e mitur është dhunuar dy seksualisht në Prishtinë nga pesë persona.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park të kryeqytetit dhe me pas janë bashkangjitur edhe të tjerët.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore./Insajderi.com

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.