Prokuroria jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit mbrëmë në Gjilan

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit mbrëmë në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, është deklaruar rreth rastit të vdekjes së 19-vjeçarit, i cili është vrarë me mjet të mprehtë mbrëmë në Gjilan, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një komunikate për media, nga Prokuroria thonë se rasti po cilësohet si “vrasje e rëndë”.

Viktima u ther me thikë e për çka nuk mundi t’iu mbijetoj plagëve të marra.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Ndërkohë që tregojnë se E.S i cili u vra të enjten pas mesnatës është dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit, por që pastaj u transferua në QKUK në Prishtinës, ku edhe ndërroi jetë.

“I ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet tutje në komunikatën për medie.

Lidhur me këtë çështje prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, të cilat përfshijnë edhe intervistimin e familjarëve të të ndjerit dhe dëshmitarëve tjerë, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale. /Insajderi.com