
Vrasjen e rëndë në qytetin e Pejës e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda së bashku me njesitë policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka qenë një trup i pajetë. Prokuroria dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për ndriçimin e rastit”, ka thënë Nikçi.
Burimet e Insajderit, kanë bërë të ditur se viktima e kësaj vrasje është Qerim Kelmendi.
Insajderi do t’iu mbaj të informuar.