Prokuroria jep detaje rreth bastisjes dhe ndalimit të Currit me shokë

Prokuroria jep detaje rreth bastisjes dhe ndalimit të Currit me shokë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar për ndalimin e 7 personave, me në krye mafiozin mitrovicas Ismet Osmanin – Currin. 

3 nga të ndaluarit, pëveç “Currit”, janë edhe Rrahim Hashimi, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani. Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “fajde” dhe “detyrim”, shkraun Insajderi.

Ndërkaq Prokuria ka bërë të ditur edhe inicialet e 3 personave tjerë të ndaluar gjatë operacionit të sotëm të Policisë, që janë: A.Th., E.L dhe Z.J.

“Gjatë aplikimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës së Gjykatës, më 20.05.2019, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, ata janë nbdaluar për 48 orë.

Ndaj tyre pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për masën e paraburgimit. ./Insajderi.com