
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për sulmin fizik ndaj avokatit Mahmut Halimi nga Sabit Lushtaku.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla ka thënë për Insajderin se sulmi ka ndodhur në zyrën e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Syla tha se i dyshuari po mbahet në arrest me urdhër të prokurorit kujdestar.
“Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër për mbajtjen në arrest të të dyshuarit. Ndaj tij kanë filluar hetimet, mirëpo është e vërtet që incidenti ka ndodhur në zyrën e një prokurori, deri sa po merrej në pyetje”.
“Avokati Halimi ka pësuar lëndime nga ky sulm dhe menjëherë është dërguar në spitral”, tha Syla.
Avokati Mahmut Halimi është sulmuar sot fizikisht, nga Sabit Lushtaku derisa po e merrte në pyetje. Rasti ka ndodhur gjatë një seance në procesin gjyqësor kundër të pandehurit, Driton Latifit.