Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për deputetin Demaliaj

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për deputetin Demaliaj

Kërcënimi që deputeti të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka bërë ndaj ish prokurorit Elez Blaj, mund ta lë atë në paraburgim prej 30 ditëve. Një kërkesë e tillë është bërë nga prokurori i rastit Rexhep Maqedonci.

Ky i fundit për Insajderin ka deklaruar se ka bërë kërkesë që Demaliajt t’i vazhdohet masa e paraburgimit për periudhën 30 ditore.

“Kërkesën e kam bërë dhe pres kah mesdita të mbahet seanca”, ka thënë Maqedonci për Insajderin.

Pas ngritje së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtarë i komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij, deputeti filloi fyerjet dhe kërcënimet ndaj ish Prokurorit Elez Blakaj.

Në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës Demalija ka thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, tha ai.

Ditë më parë për shkak të kërcënimeve ishte arrestuar edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka. Ai kishte kërcënuar se do të merret privatisht dhe me kanun me prokurorin e rastit të tij për mashtrim me viza.

Gjykata Themelore e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka aprovuar kërkesën për paraburgim për 30 ditë ndaj Zekës./Insajderi.com

Dy deputetë arrestohen pas raportimeve të Insajderit