Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për babain e Albert Krasniqit

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për babain e Albert Krasniqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që t’i caktohet masa e paraburgimit Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi, njofton Insajderi.

Siç njofton Prokuroria, Krasniqi, dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta djalin e tij në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani.

“I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obdukim.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com