Prokuroria kërkon paraburgim për Igballe Hudutin

Prokuroria kërkon paraburgim për Igballe Hudutin

Të martën në orët e vona është bastisur shtëpia e Ikballe Berisha-Hudutit, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Në bazë të raportit nga policia thuhet se në shtëpinë  e së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë që të njejtës t’i caktohet masa e paraburgimit , përcjellë Indeksonline.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale  “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së.

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale janë sekuestruar një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndryshe, IndeksOnline kishte raportuar ekskluzivisht se si Huduti, një predikuese e dyshimtë fetare në Kosovë ka dal me një qëndrim skandaloz rreth kësaj vrasje.

Pas arrestimit të saj, me një njoftim publik kishte dalë edhe Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët ishin distancuar nga ajo dhe deklaratat e saj.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se znj. Igballe Berisha- Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite e panjohur ndër ne më parë”, ishte thënë në njoftim.