Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt të nis në pranverë

Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt të nis në pranverë

Gjykimi ndaj dy të parëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mund të nis qysh në pranverë të këtij viti, njofton Insajderi.

Një vendim i tillë mund të merret pasi që Prokuroria e Specializuar po kërkon që kjo të bëhet në muajt e parë të vitit 2021.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar parashtresat e veta për konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, e cila do të mbahet nesër.

“Disa nga informacionet e siguruara janë të përkohshme në këtë kohë. Sidoqoftë, ZPS parashikon që të jetë në gjendje të sigurojë dëshmi të plota dhe të ekspozojë listat deri më 19 shkurt”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë së Specializuar.

Me këtë rast, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që gjykimi ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit të nis në pranverën e këtij viti.

“Duke iu nënshtruar masave të zbatueshme mbrojtëse dhe faktit se procedurat paraprake janë afër kompletimit, ZPS nuk sheh asnjë arsye pse gjykimi për këtë çështje të caktohet për në pranverë”, thuhet në parashtresat e Prokurorit të Specializuar. /Insajderi.com