
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është arrestuar në mëngjesin e sotëm.
Zëvendëkryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, e konfirmoi për Insajderin arrestimin e Zekës.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar deputeti Milaim Zeka. Atij i është caktuar masa prej e ndalimit prej 48 orësh”, tha Berisha.
Insajderi më herët raportoi për arrestimin e deputetit të Nismës. Kjo pasi Milaim Zeka kishte kërcënuar prokurorin, Afrim Shefkiu.