Prokuroria mbyll rastin e kanosjes nga ana e këshilltarit të Albin Kurtit

Prokuroria mbyll rastin e kanosjes nga ana e këshilltarit të Albin Kurtit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një raport njoftues nga Policia e Kosovës, lidhur me një postim në Facebook, nga Shkëlzen Gashi, këshilltar i kryeministrit në detyrë, ku pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, andaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkelzen Gashi, ka thënë është ftuar nga forcat e rendit pas një postimi në Facebook.

“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin ‘kanosje’. Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë”, ka shkruar ai në Facebook.