Prokuroria me aksion në Pejë, Istog e Klinë

Prokuroria me aksion në Pejë, Istog e Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur një aksion në tri komuna të rajonit të Dukagjinit, njofton Insajderi.

Ndonëse nga ky institucion nuk bëjnë të ditur arsyet e këtij aksioni, mësohet se po zhvillohet për ndërtimet pa leje.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Online Insajderi se pas përfundimit të këtij aksioni, do të ketë konferencë për media, ku do të shpalosen të gjitha detajet.

“Pasi të përfundojë aksioni do t’ju drejtohemi mediave dhe do të shpalosim të gjitha detajet për çfarë është zhvilluar dhe ku ka arritur”, ka thënë ai.

Përveç komunës së Pejës, ky aksion ka filluar edhe në atë të Istogut dhe të Klinës. /Insajderi.com