Prokuroria ndalon dy persona të dyshuar për “manipulim votash”

Prokuroria ndalon dy persona të dyshuar për “manipulim votash”

Dy persona janë ndaluar të martën nën dyshimin se kanë “keqpërdorur detyrën zyrtare”, gjatë procesit zgjedhor.

Bëhet fjalë për A.K dhe S.M, përcjell Insajderi.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Pas disa përgjimeve të publikuara, janë rritur dyshimet se ka pasur “manipulim votash”. /Insajderi.com