
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar drejtorin e Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) nën dyshimin për ryshfet, njofton Insajderi.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i dyshuari ka marrë ryshfet në vlerë prej tetë mijë eurosh me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.
I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh”./Insajderi.com