Prokuroria në Gjilan i ndalon pesë prokurorë

Prokuroria në Gjilan i ndalon pesë prokurorë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë inspektor komunal, të cilët dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Në komunikatën zyrtare të Prokurorisë Rajonale në Gjilan thuhet se personat zyrtarë, gjatë inspektimit në kafiterine ‘’Lujo Pub’’, në Gjilan, në asistencën e policisë së Kosovës, lidhur me implementimin e masave të sigurisë, përkitazi me pandeminë për COVID 19, kanë përpiluar dokument zyrtar – procesverbal duke shënuar të dhëna të rreme, nga gjendja faktike, me ç’rast kanë përpiluar raportin me shkrim se në atë lokal gjithçka është në rregull, edhe përkundër faktit se aty kishte një numër të konsiderueshëm të klientëve, duke mos u respektuar distanca sociale dhe rregullat e tjera të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Në fund bëhet e ditur se tre të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë deri në vendimin e ardhshëm./Insajderi.com