
Prokuroria Themelore në Pejë sot do të mbajë konferencë për media rreth hetimeve të rastit të helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar.
Mbi 1500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë janë helmuar në Deçan në muajin korrik të 2021-ës.
Dyshimet e para ishin se banorët e kësaj komune janë helmuar nga uji i pijshëm.

Foto nga QKMF në Deçan ku po trajtoheshin pacientët e helmuar
Në anën tjetër, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” me njësi operative në Deçan, kishte bërë apel që konsumatorët e fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, të mos e konsumojnë ujin për pije deri në njoftimin e radhës, pasi dyshohet se qytetarët e këtyre fshatrave janë helmuar nga pirja e ujit.