Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm- Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Shyqyri Haxha, ish-Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga ‘neni 237 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, njofton Insajderi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 16.04.2010, në cilësinë e personit përgjegjës-Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ligjore dhe duke mos marrë aprovimin nga aksionari – Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’ rast i shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së, ngase e njëjta me kërkesë të Aksionarit të datës, 14.05.2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej nëntë milion euro, si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate, shumë e përgjithshme në vlerë prej milion e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë, e njëzetë e dy euro e tetëdhjetë e një centë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.​ /Insajderi.com