Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Molliqajt për sulm fiizk ndaj Haki Abazit pas një debati televiziv.

Prokuroia Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për liderin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj mbi veprën penale “sulm” ndaj Haki Abazit.
Para zgjedhjeve të 6 tetorit në një debat televiziv kishte eskaluar situata me ofendime në mes të Abazit dhe Molliqajt të cilët përfaqësonin dy parti të ndara në mes veti, LVV-në dhe PSD-në. Pas emisionit situata kishte eskalaur në dhunë.
Bashkë me Molliqajn i është ngritur aktakuzë edhe shoqëruesit tij, Faton Sahitit.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, transmeton Insajderi.
Për këtë rast ishin publikuar edhe pamjet ku Molliqajt sulmon Abazin pas shumë ofendimeve ndaj njërit tjetrit. /Insajderi/