Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, shkruan Insajderi.
Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha, zyrtarët e tjerë, Nuhi Osmani, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Uka.
Prokuroria Speciale ka njoftuar përmes një komunikatë për media se e pandehura Dhurata Hoxha dhe katër të tjerët, akuzohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së”.
“Në vitin 2019, taksapaguesit e Kosovës kanë alokuar shumën prej 168,000 eurosh për një kompani mardhëniesh me publikun të quajtur ‘Majorelle PR & Events’ me seli në Paris përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane”, thuhet në njoftim.
Kontrata me ‘Majorelle’ u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha./Insajderi.com