Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Ferizaj

Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit të bombolës së gazit që ka ndodhur të martën në një restorant në Ferizaj, njofton Insajderi.

“Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, bëhet e ditur se prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.

Nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar mbi 40 persona, 14 prej të cilëve kanë lëndime më serioze dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës./Insajderi.com