Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

Prokuroria nis hetimet për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e djalit të Nenad Rashiq, politikanit serb në Kosovë dhe ish-ministrit në Qeverinë Kurti, i cili është sulmuar fizikisht të hënën e 22 shkurtit nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona, njëri prej tyre i mitur.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj njoftoi se gjatë ditës pritet që prokurori i rastit të bëj kërkesë për caktimin e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar shtatë persona të dyshuar të moshës madhore dhe një i mitur për veprën penale ‘Pjesëmarrje në rrahje’. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit. Ndërsa, pritet që prokurori i rastit të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ajo./Insajderi.com