Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën në lagjen “Dardania”, ku mbet i vrarë një shtetas turk, shkruan Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka nisur hetimin e rastit për ‘Vrasje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. E kemi një të dyshuar për rastin, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha Ulaj.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim 53-vjeçarin Atila Yaldirimin, shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e vrasjes./Insajderi.com