Prokuroria për çështjen ndaj Gucatit e Haradinajt: Hetimet tona kanë vërtetuar akuzat e ngritura

Prokuroria për çështjen ndaj Gucatit e Haradinajt: Hetimet tona kanë vërtetuar akuzat e ngritura

Në seancën statusore në Gjykatën Speciale ndaj dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hyseni Gucati dhe Nasim Haradinaj, Prokuroria deklaroi se hetimet e kryera kanë vërtetuar akuzat e ngritura dhe se pas vërtetimit, mund të shpien në dënimin e të akuzuarve.

Kjo deklaratë e Prokurorisë u bë pasi mbrojtja e Haradinajt, Toby Cadman, tha se Zyra e Prokurorit Special nuk është marrë seriozisht me hetimin e informacionit të rrjedhur, duke thënë se akuzat e ngritura, nuk kanë prova të publikuara.

“Dokumentet i kemi nxjerrë më 28 prill, 146 dokumente, një pjesë e tyre janë nxjerrë si nënkategori. Ka pasur edhe dokumente të kufizuara që të sigurohemi që skuadrat e mbrojtjes të kishin një version të redaktuar për të dyja ekipet dhe data është si afat kohor i përcaktuar nga ju. Hetimet tona kanë vërtetuar që akuzat tona janë të përligjura”, është thënë nga Prokuroria.

Ndërsa avokati i Gucatit, Jonathan Rees, u shpreh se janë skeptikë në sigurimin e dokumenteve të tjera nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./Insajderi.com