Prokuroria: S’ka dyshime se në rastin e familjes Zuka u përfshinë persona të tjerë

Prokuroria: S’ka dyshime se në rastin e familjes Zuka u përfshinë persona të tjerë

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se nuk ka dyshime se në rastin e familjes Zuka nga Pozherani i Vitisë, ku u vranë katër persona, janë të implikuar edhe persona të tjerë nga jashtë, transmeton Insajderi.

Kryeprokurori Arben Kadriu, thekson se çifti dyshohet se kishin nisur procedurat për shkurorëzim, teksa thotë se familja e gjerë nuk ishin në dijeni se ata kishin probleme mes vete.

Kadriu tutje tha se atë natë shtëpia brenda është gjetur me gjak si pasojë e vrasjes së tre personave, ndërsa akti i vetëvrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.

“Janë kamerat e sigurisë, e kanë kap imazhin e hyrjes në shtëpi dhe daljes. Nuk ka dyshime se janë të involvuar persona të tjerë në ngjarje. I zoti i shtëpisë dyshohet se i ka kryer vrasjet dhe aktin e vetëvrasjes. Akti i vetevrasjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Shtëpia nga brenda ka qenë krejt gjak”, tha Kadriu për Express.

“Kanë udhëtu nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se çifti ka qenë në procedura të shkurorëzimit.Prindi dyshohet se ka vra bashkëshorten, dy djemtë, pastaj vetën. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion…Familjarët e tjerë nuk kanë pas njohuri që ata kanë pas probleme. Janë intervistuar familjarët, për njohuri rreth raporteve të tyre”, përfundoi ai. /Insajderi.com