Prokuroria Themelore në Ferizaj pritet të dorëzojë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës – të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj, njofton Insajderi.com.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënsja e kësaj prokurorie, Vjosa Baftiu.
“Sot gjatës ditës në konsultim me prokurorin e rastit pritet të dorëzohet në gjykatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ajo për KK.
E sot pritet të mbahet seanca e parë shqyrtuese në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Gjatë mesditës të së martës, Dardan Krivaqa ka rënë në duart e Policisë së Kosovës pasi disa ditë ishte i arratisur.
Ai u gjet në fshatin Dardani të Ferizajt dy ditë pasi ka dërguar të ndjerën në emergjencën e Spitalit Rajonal të Ferizajt dhe më pas ka ikur me një veturë me targa zvicerane. /Insajderi.com