Nuk ka datë se kur do të përfundojnë hetimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të akuzuar nga Gjykata Speciale për “krime lufte”.
Kjo për shkak se sipas Prokurorisë së Dhomave të Specializuara mund të paraqiten dëshmitarë të tjerë.
Prokurori i specializuar theksoi se është interes të vazhdojnë hetimet e të mos ndërpriten ato.
“Lidhur me pyetjen nëse ka datë për përfundimin e hetimeve dua të theksojë se këto përcaktohen nga procedurat e provave, përdorimi i deklaratave. Kjo siguron që përgatitja e shpejtë të mos ndërpritet, kjo përputhet edhe me përvojën e tribunaleve që hetimet të vazhdojnë. Kjo ka interes pse duhet hetimet të vazhdojnë duke u nisur nga shtimi i dëshmitarëve që deri tash kanë pasur frikë për dorëzimin e materialeve që kanë qenë të fshehura”, tha ai. /Insajderi.com