Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për kryerje të veprave terroriste

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për kryerje të veprave terroriste

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.P. në Gjykatën Themelore të Prishtinës, përcjell Insajderi.com.

Përmes një komunikate, Prokuroria tha se i pandehuri akuzohet për kryrjen e veprave penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.

“Prishtinë, 24 shtator 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P.

Prokuroria njofton se i pandehuri K.P., akuzohet për kryerjen e veprën penale ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’ nga neni 134 të KPRK-së dhe ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së:, thuhet në njoftim./Insajderi.com