Prokuroria tërhiqet nga hetimet ndaj ish u.d drejtorit të Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës

Prokuroria tërhiqet nga hetimet ndaj ish u.d drejtorit të Departamentit të Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës

Administrata Tatimore e Kosovës me datën 24.12.2020, ka pranuar Aktgjykimin me numër 2019:291344, të marrë me datë 11.12.2020 nga Departamenti Special-Gjykata Themelore në Prishtinë, njofton Insajderi.

Në këtë Aktgjykim Prokurori i Shtetit në mungesë të provave, tërhiqet nga ndjekja penale kundër të akuzuarit Safet Krasniqi, pasi nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i njëjti ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, apo që nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuara me ligj. Tutje në këtë aktgjykim thuhet se z.Krasniqi nuk i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Bazuar në këtë Aktgjykim është vërtetuar se zyrtari në fjalë i akuzuar ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me prokurorin e çështjes dhe se i njëjti ka qenë i përfshirë dhe i njoftuar për të gjitha veprimet e inspektorëve hetues.

ATK bënë të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me Aktakuzën të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PPS.nr.09/19.

ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarra nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtarëve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin, thuhet në njoftim./Insajderi.com