Prokuroria Themelore në Ferizaj edhe sot ka vazhduar aksionin në zonën e Brezovicës.
“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.
Ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.
Po ashtu, vlen të theksohet se ky inspektim është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Aksion i ngjashëm është realizuar edhe para dy ditësh në Brezovicë, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Vlenë të theksohet se edhe katër gushti dhe tetë gushti shënojnë aksione të Prokurorisë Themelore në Brezovicë./Insajderi.com