Prokuroria tregon a ka pas incidente në procesin e zgjedhjeve në Veri

Prokuroria tregon a ka pas incidente në procesin e zgjedhjeve në Veri

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se procesi zgjedhor në katër komunat në Mitrovicën e Veriut ka kaluar pas asnjë incident.

Përmes një komunikatë për media thuhet se “Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit”.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com